Fondacioni ALBIZ shpallë rezultatet e konkursit për ndarje të bursave për studentë për vitin akademik 2020/21

Fondacioni ALBIZ shpallë rezultatet e konkursit për ndarje të bursave për studentë për vitin akademik 2020/21, ku do të ndahen gjithsej 175 bursa për studentë.

Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të gjitha aplikimeve, Fondacioni ALBIZ i informon të gjithë studentët se në konkursin bursa për studentë kanë fituar studentët e renditur nga numri rendor 1 deri 175. (sipas listës në vijim)

Kandidatët të cilët kanë fituar të drejtën e bursës që nga dita e shpalljes të rezultateve duhet të hapin xhirollogari në HalkBank.

Fituesit do të njoftohen nga Fondacioni ALBIZ rreth ditës dhe kohës së nënshkrimit të marrëveshjes.

Në ditën e përcaktuar për nënshkrim të marrëveshjes, studentët duhet t’i kenë këto dokumente:

  1. Dokument identifikimi
  2. Kopje të xhirollogarisë nga Halkbank
  3. Fituesit duhet të jenë prezent në datën në të cilën janë përcaktuar për nënshkrimin e marrëveshjes, në të kundërtën humbin të drejtën e bursës.

SQARIM!

Studentët të cilët do të fitojnë bursë nga ndonjë institucion tjetër, do t’ju merret e drejta e bursës nga Fondacioni ALBIZ, siç është paralajmëruar në konkurs.

SQARIM!

 Kandidatët e kualifikuar si “Dokumentet nuk janë të kompletuara” nënkupton kandidatët që:

  • Nuk kanë kompletuar dokumentet e nevojshme për aplikim;
  • Janë fitues të bursës nga ndonjë institucion tjetër;
  • Vëllai ose motra është fituese e bursës nga Fondacioni Albiz;    

Për listën e fituesve në konkursin bursa për studentë, klikoni këtu